• Kërko/Posto Prona Online

Compare Listings

A ja vlen të blesh shtëpi në Tiranë për ta dhënë me qira???

A ja vlen të blesh shtëpi në Tiranë për ta dhënë me qira???
Investimi në pasuri të paluajtshme konsiderohet nga shumë si një formë pasive investimi, megjithatë agjentët e pasurive të paluajtshme në Tiranë tregojnë se ka një trend në rritje të individëve që po investojnë në prona, me qëllim lënien me qira. Në kryeqytet kthimi i investimit është mesatarisht 25 vjet.Me një popullsi që po i afrohet shifrës prej 1 milion banorësh, Tirana është ndër qytetet me dendësinë më të madhe të rajonit, ku thuajse një e treta e popullsisë së saj është e përqendruar në kryeqytet.
Cilët po blejnë shtëpi të dyta?
Pas një ngërçi në sektorin e pasurive të paluajtshme, tregu ka filluar të gjallërohet sërish. Ka një kërkesë të shtuar për shtëpi të dyta nga grupi i individëve që u përkasin profesioneve të lira, si dentistët, mjekët, avokatët, farmacistët, të cilët po blejnë një banesë të dytë për ta dhënë me qira, veçanërisht në zonën e Liqenit të Thatë apo në Komunën e Parisit.
Interesant është fakti se shtimi i kërkesës për të marrë shtëpi me qira vjen njëkohësisht me rritjen e kërkesës për blerje apartamenti, kur normalisht kjo duhet të ulte kërkesën për qira. Aktorët e tregut e shpjegojnë këtë tendencë me shtimin e numrit të të ardhurve në kryeqytet, nga rrethet e tjera, por edhe të të huajve, si dhe faktit që sidomos në qendër, apartamentet po blihen kryesisht për qëllime investimi.
Kush po investon
Individët që ushtrojnë profesione të lira, të tilla si dentistët, avokatët etj., po investojnë në blerjen e shtëpive të dyta me qëllim dhënien e tyre me qira…
Ku të investosh në Tiranë?
Kohët e fundit, çmimet e apartamenteve janë rritur. Sipas një vrojtimi që bëri Banka e Shqipërisë, indeksi i çmimit të banesave në rang vendi u rrit me 12.8%. Ky zhvillim është ndikuar nga rritja e vëllimit të shitjeve në zonat qendrore të kryeqytetit dhe nga rritja e çmimit dhe vëllimit të shitjeve në zonat e tjera si dhe dyfishimin e taksës së infrastrukturës nga 4% e kostos në 8% të vlerës së shitjes.
Përpos çmimit të apartamenteve, janë rritur edhe çmimet për qiratë.
Në tregun e apartamenteve me qira vërehet kohët e fundit një tendencë në rritje e çmimit të tyre. Nëse vetëm para një apo dy viteve, një apartament në një kompleks të ri jepej rreth 25 mijë lekë, sot jepet rreth 250 euro, pra rreth 37% më shumë. Gjithashtu, sipas saj, po shikohet dhe një tendencë në rritje e blerjes së apartamenteve për t’i lëshuar me qira, si një formë investimi.
Sipas përllogaritjeve nga të dhënat e mbledhura nga agjencitë e pasurive të paluajtshme, zonat më të mira për të investuar janë ato pranë qendrës së Tiranës. Në rast se një individ blen një apartament në njësinë administrative 5 në Tiranë, ku përfshihen lagjet si Komuna e Parisit, ish-Blloku, Stadiumi Dinamo dhe Liqeni Artificial, shuma e nevojshme për investim varion nga 100 mijë euro deri në 180 mijë euro. Qiratë mujore për apartamentet që janë në kushte të mirë, si për cilësinë e ndërtimit edhe për mobilimin, luhaten në vlerat 500-600 euro. Sipas përllogaritjeve, duke zbritur taksat dhe shpenzimet e mirëmbajtjes, investitorit i kthehet shuma e investuar në atë zonë kthehet pas 25 deri në 30 vite. Periudha e kthimit të investimit është relativisht më e gjatë krahasuar me Europën, ku kthimi vjen për 15 deri në 20 vite. Por, agjentët e pasurive të paluajtshme thonë se një mënyrë tjetër për përfitimin nga pasuria e paluajtshme është rishitja.
Edhe në njësinë administrative 2, ku përfshihen zona e Radio Televizionit, Stadiumi Qemal Stafa, Rruga e Elbasanit, çmimet e apartamenteve janë të larta. Në përgjithësi këto zona funksionojnë si qendra biznesi dhe kanë një vlerë më të lartë, ndërsa periudha e kthimit të investimit përllogaritet të jetë 25 deri në 30 vjet.
Interesant është fakti se duke iu larguar zonave të qendrës, çmimet e apartamenteve janë më të ulëta, por ndryshimi në qira nuk është dhe po aq i lartë. Nëse diferenca në çmim nga dy zonat e qendrës në krahasim me zonat e tjera mund të shkojë nga 500 deri në 1000 euro për metër katror, qiraja ndryshon nga 50 deri në 100 euro.
Për shembull, në rast se një individ blen një apartament në njësitë administrative 9, në zonën e Don Boskos, për ta lënë me qira, shuma e investuar do t’i kthehet për një periudhë mesatare prej 22 vitesh, kthim që i afrohet mesatares europiane.
Kostot që shoqërojnë qiradhënien
Pronat që jepen me qira kanë nevojë për investime të vazhdueshme. Sipas inxh. Xheni Jahja, çdo pesë vjet shtëpia duhet rinovuar. Mesatarisht një prone që lihet me qira i nevojiten në një vit rreth 600-700 euro shpenzime për mirëmbajtje.
Përpos shpenzimeve për mirëmbajtje, të ardhurat nga qiradhënia aktualisht kanë një normë taksimi prej 15% të vlerës. Ndërkohë që është diskutuar edhe vendosja e një takse më të lartë për individët që kanë shtëpi të dyta.
img

Prona24.al

    Related posts

    10 Quick Tips About Business Development

    Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Duis mollis et sem sed sollicitudin. Donec...

    Continue reading

    14 Common Misconceptions About Business Development

    Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Duis mollis et sem sed sollicitudin. Donec...

    Continue reading

    Join The Discussion